All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Vetëvrasja e 41-vjeçares, Avokati i Popullit: Fyerjet dhe bullizmi nuk mund të tolerohen

All - Paragraf - 1

Vetëvrasja e 41-vjeçares, Avokati i Popullit: Fyerjet dhe bullizmi

Vjen reagimi i Avokatit të Popullit lidhur me vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka, nënë e katër fëmijëve në 2 janar pasi u denigrua nga një adresë false në emër të saj në rrjetin social “TikTok”, duke pirë fostoksinë.

All - Paragraf - 3

Në një postim në “Facebook”, Avokati i Popullit shprehet se ngjarja, ishte tronditëse dhe duhet të shërbejë si një alarm i fortë për nevojën e një ndërhyrjeje të menjëhershme.

Reagimi i plotë:

Ngjarja e rëndë e vetëvrasjes së një gruaje në Shqipëri, si pasojë e fyerjes dhe denigrimit personal në një platformë sociale, ishte thellësisht tronditëse dhe duhet të shërbejë si një alarm i fortë për nevojën e një ndërhyrjeje të menjëhershme.

Pranimi i një realiteti ku të gjithë kemi ndjeshmëri dhe vulnerabilitet është thelbi i një komuniteti të shëndetshëm, e kundërta është bullizëm!

Refuzimi i bullizmit dhe i të gjitha formave të tij duhet të jetë në thelbin e vlerave tona dhe reagimi shoqëror ndaj kësaj tragjedie duhet të jetë më shumë se një reagim sipërfaqësor; duhet të jetë një angazhim i përhershëm për të krijuar një mjedis dashamirës.

Në një kohë kur teknologjia është pjesë e pandarë e jetës tonë, duhet të mbajmë në vëmendje thelbin e humanizmit dhe respektit reciprok. Fyerjet dhe bullizmi nuk mund të tolerohen!

“Mirëkuptimi shoqëror” duhet të jetë më shumë se një frazë; duhet të jetë një parim që përcakton sjelljet tona në përditshmëri.

Avokati i Popullit bën një thirrje të dedikuar për të gjithë komunitetin e platformave të mediave sociale, për të ndërtuar një mjedis mbrojtës dhe të shfaqi kujdes për mirëqenien emocionale të të gjithë qytetarëve

 

Të fundit