Flash News

E-TJERA

Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, Xhemal Loka mohon akuzat: Nuk kam lidhje fare

Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, Xhemal Loka mohon

Ditën e djeshme policia e Durrësit ka arrestuar, Xhemal Lokën, pasi gruaja e tij Bedrie Loka u vetëhelmua më 2 janar në Sukth të Durrësit.

Sipas policisë së Durrësit  e kishte dhunuar bashkëshorten e tij psikologjikisht për një kohë të gjatë. Loka gjatë marrjes në pyetje e ka mohuar akuzën.


Nuk kam lidhje fare me vetëhelmimin e gruas time. Ajo e ka bërë këtë për shkak të bulizimit në Tik Tok.’- ka deklaruar ai.

Ndërsa dëshmitë e fëmijëve deklarojnë të kundërtën e atyre që ka thënë babai i tyre si dhe bisedat e kapura në telefon tregojnë për shantazhet që Xhemal Loka i bënte bashkëshortes së tij së ndjerë.

Të fundit