Flash News

E-TJERA

Arrestohet bashkëshorti i 41-vjeçares që u vetëvra pas denigrimit në Tik-Tok, Policia: E kërcënonte se do ta vriste

Arrestohet bashkëshorti i 41-vjeçares që u vetëvra pas

Është vënë në pranga, Xhemal Loka, bashkëshorti i nënës së 4 fëmijëve e cila në 2 janar i dha fund jetës duke pirë fostoksinë në Sukth.

Sipas policisë, 45-vjeçari dyshohet se e ka shtyrë për të ndërmarrë këtë akt, pasi kur ishte kthyer nga Greqia ka ushtruar dhunë dhe ka kërcënuar me vrasje gruan e tij, në sy të një prej fëmijëve, akt që e çoi gruan drejt vetëvrasjes.

Gjithashtu policia informoi se Loka fshehu njërin nga celuarët e nuk bashkëpunoi me efektivët.

Njoftimi i policisë: 

ihet në pranga bashkëshorti i 41 -vjeçares që humbi jetën 4 ditë më parë, si pasojë e konsumimit të fotoksinës.
Nga hetimet e thelluara rezultoi se 45-vjeçari ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij.
45-vjeçari, kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten, me mjet prerës thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve.
Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të konsumimit të lëndës helmuese nga 41-vjeçarja B. L., e cila më pas humbi jetën, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin Xh. L., 45 vjeç, i cili përkohësisht jetonte në Greqi, për shkak të punës.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Xh. L., 45 vjeç, kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, shtetasen B. L.
Gjithashtu, nga hetimet e thelluara rezultoi se më datë 27.12.2023, shtetasi Xh. L. e ka kërcënuar bashkëshorten me mjet prerës (thikë), për të vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve. Për këtë rast, shtetasja B. L. nuk ka bërë kallëzim në Polici.
Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë sekuestruar celularin e shtetasit XH. L., i cili e kishte fshehur atë, dhe nuk ka bashkëpunuar me Policinë.
Ky celular, bashkë me celularin e shtetases B. L., janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.
Po në vijim të veprimeve të thelluara janë kryer një sërë veprimesh të tjera procedurale me qëllim dokumentimin e plotë të shkakut që detyroi shtetasen B. L., të konsumonte lëndë helmuese.

 

Është shoqëruar në policinë e Durrësit bashkëshorti i 41-vjeçares nga fshati Vardallë të Sukthit pasi në Tik Tok u hap profil fals, që denigronte figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme.

Sipas burimeve, dyshohet se e ka shtyrë për të ndërmarrë këtë akt. Pas ngjarjes, ai u mor në pyetje ku ka treguar se si e gjeti të vdekur bashkëshorten.

Nëna e  fëmijëve humbi jetën më 2 janar 2024 por rasti u zbulua në media 3 ditë më pas, më 5 janar.

Ndonëse gruaja kishte bërë denoncimin më 2 dhjetor 2022 profili fals nuk ishte mbyllur. Në një njoftim të djeshëm policia tha se i kishte kaluar materialet prokurorisë dhe se më pas nuk ka pasur kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.

Ngjarja ka ngjallur reagime ndërsa në Tiranë sot është thirrur një protestë në sheshin "Nënë Tereza" në orën 11:30.

 

Të fundit