Flash News

E-TJERA

Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi i policisë në Delvinë

Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi i policisë në

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Delvinë.

Një efektiv policie në Komisariatin e Delvinës dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesë.

“Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë”, njofton paraprakisht policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit