Flash News

E-TJERA

Vetingu 'djeg' Blerina Muçon, i gjenden 100 mln pa burim

Vetingu 'djeg' Blerina Muçon, i gjenden 100 mln pa burim

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të mërkurën me shumicë votash të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Blerina Muço. Gjatë seancës së njoftimit të vendimit Muço nuk ishte e pranishme.

Në seancën dëgjimore që u zhvillua disa ditë më parë, KPK njoftoi se i kishte kaluar Muços barrë prove mbi një pamundësi financiare në masën 10.9 milionë lekë për krijimin e cashit në llogari rrjedhëse dhe atij në banesë, si dhe për mbulimin e shpenzimeve. Bilanci negativ, nga sa u relatua në seancë, rrjedh nga mungesa e vërtetimit të ligjshmërisë së një pjese të të ardhurave të bashkëshortit të subjektit nga konsulencat juridike dhe punësimi në disa kompani.

Procesi i vetingut për gjytaren Muço  u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Blerina Muço e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 kur është emëruar në Gjykatën e Beratit dhe prej më shumë se dy dekadash e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.

Muçi është gjykatesja që  vendosi t’i japë të drejtën grupit të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj për të ankimuar vendimin e kolegut të saj, Agron Zhukri, i cili njohu aktet e Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit 2021, në bazë të të cilit Partia Demokratike drejtohet nga Komiteti i Rithemelimit.

Vendimi i gjyqtares Muça shkaktoi reagimin e menjëhershëm të përfaqësuesve ligjorë të Rithemelimit, por edhe ekspertëve ligjorë, të cilët e konsiderojnë atë në shkelje të ligjit procedurial dhe praktikës gjyqësore.

Ekspertët që e njohin me detaje konfliktin gjyqësor mes demokratëve, rendisin disa pika, mbi bazën e të cilave vlerësojnë se gjyqtarja Muça ka gabuar duke legjitimuar grupin e drejtuar nga Alibeaj për të bërë ankim në Gjykatën e Apelit kundër Komitetit të Rithemelimit.

 

Të fundit