Flash News

E-TJERA

Vetingu në polici, shkarkohet zyrtari i lartë në Policinë e Shtetit

Vetingu në polici, shkarkohet zyrtari i lartë në Policinë e

Shkarkohet nga detyra Thodhori Gravanit, Drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme në Policinë e Shtetit.

Trupa e Vlerësimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, ka vendosur moskonfirmimin në detyrë të zyrtarit të lartë në Policinë e Shtetit.

“Trupa e Vlerësimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore zhvilloi sot seancën dëgjimore me subjektin e vlerësimit kalimtar Thodhori Gravani, me funksion Drejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në përfundim të seancës dëgjimore, Trupa e Vlerësimit vendosi moskonfirmimin në detyrë të subjektit Thodhori Gravani.

Vendimi i Trupës së Vlerësimit do të publikohet në faqen zyrtare brenda 15 ditëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Të fundit