Flash News

E-TJERA

Vetingu në politikë, Manjani: Të nisë nga Basha, ka qenë dy herë në hetim nga Prokuroria

Vetingu në politikë, Manjani: Të nisë nga Basha, ka

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar propozimin e Partisë Demokratike për nisjen e vetingut për politikanët.

Ai thotë që nisja e vetingut është mirë, por duhet të fillojë nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Manjani thotë se Basha është "kampion" për akuzat penale që i kanë rënduar. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Manjani thekson se Basha ka qenë nën hetim dy herë nga prokuroria.

Ai shton se të dyja rastet janë mbyllur për procedurë, ndërsa shton se ekspertët e fushës e dinë që këto akuza janë të riaktivizueshme.

Të fundit