Flash News

E-TJERA

Vetoja bullgare për Shqipërinë dhe MV, Borrell: Mjaft me unanimitet

Vetoja bullgare për Shqipërinë dhe MV, Borrell: Mjaft me

Çështja e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut ka shkaktuar debat në mbledhjen e Samitit të BE-së.

Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell u shpreh se Bashkimi Europian nuk është aty ku duhet të jetë në qasjen e tij me Ballkanin Perëndimor.

Ai ka kërkuar që BE t’i japë zgjidhje kësaj situate, duke theksuar se vetoja bullgare duhet të hiqet.

“Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi në Ballkan, sot duhet të nisim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund të mos e fsheh keqardhjen time: ka ende shpresë, nuk e di se çfarë mund të bëjë parlamenti në Bullgari, por duket se nuk po shkon mire.

Ne do të duhet të përpiqemi të zgjidhim situatën dhe kjo tregon se unanimiteti është një problem, nuk mund të vazhdojmë me një vend që bllokon gjithçka. Sot nuk është një ditë e mirë", tha Borrell.

Të fundit