Flash News

E-TJERA

Vetvrasjet në spitalet covid, reagon eksperti i shëndetësisë: Papërgjegjshmëria në kulm, po kalohet çdo cak

Vetvrasjet në spitalet covid, reagon eksperti i

Eksperti i shëndetësisë Erion Dasho ka reaguar pas vetvrasjes së pestë të ndodhur në spitalet covid. Ai thotë se kjo është një papërgjegjshmëri që po kalon çdo cak.

"Pacientët nuk duhet të vrasin veten duke u hedhur nga dritaret e spitaleve! Të paktën, të mos kemi çdo muaj nga një fatkeq që ndërmerr këtë hap ekstrem...

O bëni ndonjë lek punë, o ikni", shkruan Dasho në rrjetet sociale.

Ai i bën thirrje Komitetit Teknik të Ekspertëve të hapin spitalert rajonalë me qëllim uljen e ngarkesës në spitalet covid.

"Mos u tregoni qytetarëve "strategji" mashtruese nga të cilat nuk keni zbatuar asnjë rresht! Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar demagogjinë tuaj, duke ndjekur të qarat tuaja patetike dhe filmat në stil Bollyëood-i!

Po kalon çdo cak...", përmbyll reagimin Dasho.

Të fundit