Flash News

E-TJERA

Vetting-u e ktheu në ‘shkollë’, prokurori i Shkodrës kandidon për SPAK

Vetting-u e ktheu në ‘shkollë’, prokurori i Shkodrës

Këshilli i Lartë i Prokurorisë intervistoi sot tre prokurorë për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme, SPAK.

I pari që doli para KLP-së ishte Alfred Shehu me detyrë prokuror në Sarandë, i dyti Elvin Gjokaj i cili ushtron detyrën në Shkodër dhe e treta Sonila Muhametaj që e ushtron detyrën në Tiranë.

Prokurori i Shkodrës, Elvin Gjokaj, në vitin 20199 u detyrua të rikthehet në Shkollën e Magjistraturës për shkak se ka pasur probleme me kriterin e profesionalizimit. KPK vendosi të pezullojë për 1 vit prokurorin derisa ai të përfundojë studimet për të plotësuar kështu kriterin e profesionalizmit.

Në 18 nëntor të këtij viti,KPA konfirmoi në detyrë Elvin Gjokajn. Sot Gjokaj kandidon për prokuror në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK.

Pas pezullimit nga detyra dhe konfirmimit nga KPA, Gjokaj u shpreh: “Kam mbajtur për disa vite postin e drejtuesit të prokurorisë si në Fier dhe Elbasan. Kam hetuar me sukses trafikimin e lëndëve narkotike, por edhe grupe kriminale që përplaseshin për proceset zgjedhore në vend. Momentalisht jam drejtues i komanduar në prokurorinë e Apelit Durrës. Besoj tek struktura e posaçme dhe kërkoj të jap maksimumin nëse zgjidhem pjesë e SPAK-ut.”

Të fundit