Flash News

E-TJERA

Vetting-u i politikanëve, juristi paralajmëron: Do të ketë më shumë dorëheqje se në gjyqësor

Vetting-u i politikanëve, juristi paralajmëron: Do të ketë

Pas gjykatësve dhe prokurorëve, ishte Partia Demokratike ajo që propozoi edhe vetting-un e politikanëve. Sipas demokratëve,në këtë mënyrë politika do të pastrohet nga të përfshirët në krime dhe korrupsione.

Juristi Ledio Braho, i ftuar në ABC News, tregoi se vetting-u i politikanëve mund të sjellë edhe më shumë dorëheqje dhe largime se sa solli ne radhët e gjyqësorit.

“Vettingu nuk ka vetëm faktin e dënimit, por edhe efekt parandalues. Tek gjyqësori pati një sërë dorëheqjes. E njëjta gjë pritet nga politika, kushdo politikan që do të ketë një iniciativë të tillë do të ketë të drejtën që të tërhiqet që në momentin e parë. Kjo është element shumë pozitiv. Dekriminalizimi e solli një aspekt pozitiv. Pres që në politik të ketë më shumë dorëheqje se në gjyqësor. Një nga arsyet pse janë shkarkuar gjyqtarët ka qenë një vetëbesim i tepruar. Kjo aureolë është edhe më e theksuar në politikë. Fakti që ne kemi një proces vettingu bën që të korrigjohen të gjitha këto problematika,” u shpreh juristi.

Mes dilemës nëse duhet ose jo që SPAK të hetojë politikanët, juristi u shpreh se nuk është në tagrin e SPAK-ut të vendosë se cili nga politikanët do të hetohet dhe cili jo. Sipas tij, barra e provës bie mbi kandidatin dhe SPAK kryen të njëjtin funksion si KPK-ja.

“Në rastin e parë nuk ishte propozuar organet se kush do të merrej me vettingun. Tani bëhet fjalë që do të jetë SPAK, si dhe Gjykata Kushtetuese si hallkë e fundit. Ka një mekanizëm që ofron garancitë. Drafti fillestar nuk ka pasur asnjë mekanizëm dhe garanci. Ka edhe një komision të posaçëm parlamentar. Debati tjetër është fakti se si PD tani po pranon SPAK që të bëjë edhe  vettingun e vet. Duhet të kemi parasysh sot SPAK ka vetëm ngritjen e akuzës penale ndaj politikanëve. Është në tagrin e SPAK për të ngritur apo jo një akuzë. Ndërkohë kur është në rastin e vettingut nuk do të jetë më përzgjedhja e SPAK që një politikan do të hetohet apo jo. Barra e provës është e kandidatit. SPAK do të kryejë të njëjtin funksion që kryen KPK. Për mendim tim funksionon nëse vettingu do të bëhet nga SPAK,” u shpreh Braho.

 

Të fundit