Flash News

E-TJERA

Vetting-u në drejtësi, më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar

Vetting-u në drejtësi, më shumë se gjysma e gjyqtarëve

Rreth 70% e gjykatësve dhe prokurorëve i janë nënshtruar procesit të vetting-ut në Shqipëri.

Deri tani procesit të rivlerësimit të pasurisë apo etikës profesionale i kanë shpëtuar më pak se gjysma e prorkurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Nga të dhënat e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) deri në fund të muajit nëntor, ka pasur 214 shkarkime, 230 konfirmime në detyrë, 133 vendime për pushimin e procesit të rivlerësimit nga të cilët 95 për dorëheqje dhe 38 për arsye të tjera.

Pas vendimeve të KPA, 3 pushime për shkak të vendimeve të dorëheqjes, janë ndryshuar në pushime për arsye të tjera, ndërsa për 6 raste është dhënë vendimi i pezullimit nga detyra.

Kolegji i Posaçëm është hallka e fundit ku kalojnë gjyqtarët dhe prokurorët e vetting-ut. Verdikti i Kolegjit është i paapelueshëm. Deri tani 432 subjekte i janë nënshtruar rivlerësimit për të cilët procesi është mbyllur plotësisht.

Nga 432 subjekte, 185 janë konfirmuar, 113 janë shkarkuar dhe për 134 u mor vendimi i pushimit, nga të cilët 93 për shkak të dorëheqjes.

Vetting-u duhet të kishte përfunduar në qershor të këtij viti, por u shty deri në vitin 2024 për t’iu dhënë kohë organeve të vetting-ut të përmbyllin punën.

Të fundit