Flash News

E-TJERA

Vettingu/ Ankimoi vendimin e KPK, Kolegji i Apelimit merr vendimin përfundimtar për Fatmira Hajdarin

Vettingu/ Ankimoi vendimin e KPK, Kolegji i Apelimit merr vendimin

Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka konfirmuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili parashikonte shkarkimin nga detyra të gjyqtares Fatmira Hajdari, për shkak të problemeve me pasurinë.

Sipas vendimit të ankimuar të KPK, Hajdari nuk justifikonte transaksionet me pronat dhe ndërtimin e një pallati 10-katësh pa leje.

Ky vendim e largon përfundimisht nga sistemi i drejtësisë Fatmira Hajdarin.

Njoftimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.39/2020, datë 21.09.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Fatmira Hajdaraj (Hajdari) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 265, datë 18.06.2020.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 265, datë 18.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fatmira Hajdaraj (Hajdari).

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall, në Tiranë, më datë 24.10.2022.

Fatmira Hajdari, e cila është e veja e Azem Hajdarit deputetit dhe njërit prej drejtuesve të lëvizjes së dhjetorit kundër diktaturës në vitet 90’ i vrarë në vitit 1998. Ajo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës. Në korrik 2013, Hajdari u dekretua nga Presidenti gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

 

Të fundit