Flash News

E-TJERA

Vettingu/ Bushati: PD nuk del me propozim sepse nuk e di çfarë do Yuri Kim. Alibeaj: Procesi ka hapat e vet

Vettingu/ Bushati: PD nuk del me propozim sepse nuk e di çfarë do

Analisti Andi Bushati ka deklaruar se opozita duhet të dalë me një propozim për zgjatjen e mandateve të vettingut.

I ftuar në Open, Bushati tha se këtë gjë nuk e bën dot sepse nuk e dinë cfarë kërkon ambasadorja amerikane Yuri Kim.

“Nëse flasim për vettingun, duhet të ishte nuk shkon për një, për dy, ose ta lëmë siç është, pra del me produkt në fund. Pse nuk jep dot përgjigje dhe nuk jep produkt, sepse nuk je Sovran. Sepse nuk e di çfarë do Yuri Kim. Nuk e di çfarë duan ata që të tërheqin veshin. Unë kur vi në tavolinë si forcë kryesore është që do hedh në tavolinë por opsioni është ky”, tha Bushati.

Pas tij ka ndërhyrë deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, i cili thotë se nuk e kanë në mendje rrezikun anglo-amerikan. Sipas tij, për të mos u kthyer tek politika e dikurshme duhet bërë vettingu në politikë, një nga tre amendamentet kushtetuese të propozuara nga PD që Rama e ka cilësuar si “ide të lodhur”.

Nuk futet diskutimi duke pasur në mendje rrezikun anglo amerikan. Të vetmit që e artikulojnë këtë gjë, Enver Hoxha, Edi Rama dhe Andi Bushati. Do shohësh që procesi ka hapat e vet. Për të mos bërë si politika e dikurshme, të sillemi si njerëz civilë në mënyrë proporcionale. Zgjidhja është vetting në politikë. Pse nuk funksionoi sot vetting në politikë? Pse themi që sistemi i drejtësisë është i kapur? E ka thënë që në 2016 Komisioni i Venecias”, tha Alibeaj.

 

 

Të fundit