Flash News

E-TJERA

Vettingu në drejtësi/ Kryeprokurori i Shkodrës Brahim Dragjoshi ngel në shkallën e parë

Vettingu në drejtësi/ Kryeprokurori i Shkodrës Brahim Dragjoshi

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, Brahim Dragjoshi, nuk ka arritur të kalojë shkallën e parë të vettingut.

Brahim Dragjoshi ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe prej gati dy dekadash ushtronte funksionin e tij në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës. Ai e drejtoi Prokurorinë e Apelit Shkodër në vitet 2010-2014, për t’u rikthyer si drejtues i komanduar në vitin 2019.

Sipas KPK, problemet me përvetësimin e tokës ku ka ndërtuar shtëpinë ka bërë që ai të mos kalojë dot vettingun. 

Në deklaratën e vitit 2003, Dragjoshi ka deklaruar pronësinë mbi një shtëpi banimi në ndërtim e sipër me vlerë 3 milionë lekë. Ai deklaron përfundimin e shtëpisë në vitin 2004 pas shpenzimeve shtesë prej 1 milion lekësh, ndërsa procesi i legalizimit të saj përfundon në vitin 2015. Për mobilimin e shtëpisë apo blerjen e pajisjeve, subjekti deklaron më vonë edhe një kredi bankare prej 1.6 milionë lekësh.

Të fundit