Flash News

E-TJERA

Vettingu në polici, ish-prokurori: Krijohen hallka paralele për seleksion të padrejtë

Vettingu në polici, ish-prokurori: Krijohen hallka paralele për

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka folur për rifillimin e vettingut në Policinë e Shtetit.

Beçi i ftuar në studion e MCN Tv, tha se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore funksionin me një ligj të posaçëm kushtetues për të rregulluar vettingun në polici.

Sipas Beçit, efektivët janë nën presio nëse do ta kalojë me objektivitet, teksa ngriti dyshime se për një seleksionim të mundshëm të padrejtë.

“Të trija hallkat e vetingut që do drejtohen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, janë trajtuar me ligj dhe më parë. Për pasurinë do vij nga ILDKPKI. Dhe veprimi i ILDKPKI është kushtetues, funksionon në bazë të një ligji dhe kur gjen paligjshmëri mund të veprojë.

Pse duhet një dublikim institucion tresh në AMP? Figura kthehet në një rreth vicioz nga pikëpamja e administrimit të shërbimeve sekrete që veprojnë në bazë të informacioneve. AMP do i kërkojë DSIK të dhëna, DSIK ia kthen AMP në bazë të një komisioni. AMP funksionon me ligj të posaçëm, me ligj kushtetues.  

Për profesionalizmin në ligjin e AMP funksionojnë shumë hallka që rregullojnë dhe kontrollojnë profesionalizmin, Komisione që verifikojnë perfiormancën e çdo punonjësi policie dhe paralelizimi i tyre do të thotë një lloj presioni ndaj punonjësve të policisë.

Të gjitha këto mbajtur parasysh dhe faktin se ligji i parë dështoi, tregon se është diçka e sforcuar dhe oficerët e policisë mund të jenë nën stres nëse do e kalojnë me objektivitet. Komisioni që është në AMP është më i aftë se ILDKPKI? Dyshoj! Krijohen hallka paralele për të futur subjektivizma”, tha Beçi.

Të fundit