Flash News

E-TJERA

Vettingu në Policinë e Shtetit, eksperti: Dështoi për shkak të eksperimenteve, çdo ministër kishte teoritë e tij

Vettingu në Policinë e Shtetit, eksperti: Dështoi për shkak

Vetingu në Policinë e Shtetit ka dështuar për shkak të eksperimenteve të shumta që janë bërë thotë eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.

Në një intervistë në A2CNN, Softa shton se nisma ka p[atur ndërhyrje pasi çdo ministër i Brendshëm kishte teoritë e tij për ta realizuar.  

Ndaj Policisë së Shtetit ka pasur ndërhyrje. Policinë e konsideroj një lumë, ku herë pas here, këto ndërhyrjet e politikës, një herë e lënë të qetë, një herë i krijojnë turbullira dhe një herë krijojnë vërshime.

Çdo ministër që ka ardhur, kishte gjithmonë ide. Gjithmonë ka pasur ndërhyrje ku gjithsecili ka pasur teoritë e tij për të bërë ndryshime.

Së fundmi, ishte nisma e vetingut. Nisi me vrull si testi i drogës, por nuk i shkohet deri në fund. Duhet të shohim modelet, në BE. A ka veting në këto vende? Apo vijmë nga strukturë që në të kaluarën Policia është e implikuar. Ka shumë implikime nga Policia e Shtetit, ku janë të përfshirë drejtorë e punonjës policie, të cilët janë kontingjente të botës së krimit, ose janë pjesë dhe drejtojnë botën e krimit.

Vetingu nuk mund të ndahet, të vetohen ata me grada, apo të tjerët. Asgjë e keqe nuk ka nga vetingu. Nga ligji i policisë për gradat, është një elitë njerëzish me grada të cilët është shumë e vështirë t’i menaxhosh, qoftë për t’i lëvizur, për t’i spostuar.

Nëse vetingu po bëhet për të hequr disa njerëz që nuk i heqim dot, atëherë duhet bërë. Sapo nisi vetingu, disa njerëz u larguan vetë, sepse e dinin që nuk e përballonin. Sa të turpëroheshin, kërkuan të ikin. Le të fillojë nga gradat e larta e deri poshtë. Ishte nismë shumë e mirë, por nëse e ndalojmë, bëjmë eksperimente, është dështim”, tha Softa.

Të fundit