Flash News

E-TJERA

Vettingu në politike, Manjani: Është një OFL e re, dështim total

Vettingu në politike, Manjani: Është një OFL e re,

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka cilësuar nismën e PD për vetting në politikë një OFL të re.

I ftuar në Opinion, ky proces do të ishte dështim total pasi sipas tij ligjet janë por duhet të bëhen funksionale për të vetuar politikanët.

Është një OFL e re. ose duhet të legalizojë pisllëkun e politikës,

OFL e pamë që ishte dështim total. Edhe kjo shkon në gjykatë përmes SPAK. Në shtetin tonë normat kanë kohë që kanë që dalë nga fuqia dhe bëjnë ligje të posaçme.

Kemi ligj për gjykatat por edhe ligje tjera, janë mjete diktatoriale. Ai shtet që qeveris me ligje të posaçme jemi afer diktaturës.

Vettohen politikanët, që kur zgjidhen ka kritere kushtetuese. Ka kritere ligjore ekstra, dekriminalizimi, kemi ligj tjetër antimafia që e përdor për mafiozët dhe zyrtarin.

Kemi struktura pa fund. politikani e deklaron pasurinë, por tjetër gjë se si fshihet.

Nëse kemi një deficencë ne skemën aktuale, sdo të thotë ta shumëzojmë këtë që kemi dhe bëjmë dicka tjetër. Nga pikëpamja shtetërore është maskaradë.

Nisma nuk është hera e parë që diskutohet. Më shumë e ka shprehur komisioni Venecias, e ka bërë copë idenë.

Në paragrafin 48 , thotë Shqipëria nuk mund të përdore të njëjtin mekanizëm për politikanët si për gjyqtarët.

Politikani votohet në mënyrë periodike. Ka institucione të shumta për ta bërë këtë gjë. Politikani që hyn në sistemin e karrierës politike del nga politika me pranga për një krim të rëndë, jo me thashetheme sic thotë PD. Mosdeklarimi i pasurisë futet te krimet e rënda. Pse nuk bëjmë funksionale këto institucione dhe shmangien”, tha Manjani.

 

 

 

Të fundit