Flash News

E-TJERA

Vettingu/ ONM pro zgjatjes së mandatit të anëtarëve të KPK-së: Të përfundojnë rastet e hetimit, afati në konsultim me 'Venecian'

Vettingu/ ONM pro zgjatjes së mandatit të anëtarëve të

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka dalë pro nismës së PS për ndryshime kushtetuese për t’i zgjatur mandatin kushtetues Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vijimin e procesit të Vettingut për gjykatësit dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë.

Në reagimin e saj, ONM thekson se është e nevojshme një zgjatje e kufizuar në kohë e mandatit kushtetues të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Institucionit të Komisionerëve Publikë, pasi do t'i lejojë dy organet të përfundojnë të gjitha rastet në të cilat ka filluar hetimi.

Sa i përket afateve, ONM thekson se duhet të përcaktohet në konsultim me Komisionin e Venecias.

"Në përputhje me mandatin e monitorimit që i është dhënë ONM-së nga Kushtetuta e Shqipërisë, ONM konsideron se është me rëndësi parësore që të përfundojnë të gjitha rastet e verifikimit në pritje në periudhën më të shkurtër të mundshme kohore, duke ruajtur konsistencën dhe integritetin e procesit.  Për të arritur këtë rezultat, është e nevojshme një zgjatje e kufizuar në kohë e mandatit kushtetues të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Institucionit të Komisionerëve Publikë.

Kjo do t'i lejojë dy organet të përfundojnë të gjitha rastet në të cilat ka filluar hetimi. Është në kompetencën e autoriteteve shqiptare të përcaktojnë afatet e sakta të një shtrirjeje të tillë, në konsultim të ngushtë me aktorët përkatës, përfshirë Komisionin e Venecias”, thuhet në reagimin e ONM.

 

Të fundit