Flash News

E-TJERA

Vettingu, Soreca: Të përfundojë sa më shpejt, ka dosje të rëndësishme që duhen hetuar

Vettingu, Soreca: Të përfundojë sa më shpejt, ka dosje

Ambasadori i Bashkimit Evropiannë Tiranë Luigi Soreca ka bërë thirrje për përfundimin e procesit të vetting-ut sa më shpejt duke e cilësuar prioritet kyç për BE-në.

Në konferencën me temë “Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë”, Soreca i mëshoi disa dosjeve me rëndësi të cilat duhen trajtuar edhe me mbështetjen e qeverisë. Teksa thekson nevojën për zgjatjen e mandateve për organet e vetting-ut, Soreca shtron edhe nevojën për ta konsoliduar reformën në Drejtësi me të gjithë antërat e Kuvendit.

"Reforma ishte thelbësore për Shqipërinë dhe po jep rezultatet e para. SPAK ka çuar në gjykatë ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese dhe po heton 23 të tjerë. Reforma në Drejtësi duhet të përfundojë dhe institucionet e reja duhet të tregojnë lidership. Ka disa dosje të rëndësishme që duhen trajtuar. Qeveria ka detyrën t’ju mbështesë. Është urgjent që procesi i Vettingut të përfundojë sa më shpejt, por duke ruajtur integritetin e procesit. Kjo do të dojë zgjatje të mandatit të anëtarëve të KPK dhe komisionerëve. Reforma duhet të jetë e pakthyeshme.

Vetingu të vazhdojë, por duhet zgjatja e afatit të organeve të Vettingut, Por Kuvendi duhet ta konsultojë me të gjithë aktorët. Konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet të jetë kryefjalë.

Reforma në Drejtësi po sjell rezultate konkrete, të cilat ishin të paimagjinueshme, psh 23 procedime penale ndaj ish-gjyqtarëve të shkarkuar nga Vetingu, përfshirë ish gjyqtarë të Gjykatës së Larte dhe asaj Kushtetuese. Reforma në Drejtësi është dhe do të mbetet prioritet kyç për BE. Deri më tani janë investuar 55 milionë euro për Reformën," ka thënë ambasadori Soreca.

 

Të fundit