Flash News

E-TJERA

Vetvrasja e babait të katër fëmijëve për 1200 lekë, KLP rrëzon kërkesën për masë disiplinore ndaj prokurores

Vetvrasja e babait të katër fëmijëve për 1200

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka rrëzuar kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për të vendosur procedim disiplinor ndaj prokurores Elina Kombi.

Kjo e fundit ishte prokurore e çështjes së Bilbil Hasanit, i cili u vetëvra në paraburgim më 22 shkurt të 2020 pasi ishte arrestuar për vjedhjen e 1200 lekëve. Babai i 4 fëmijëve zgjodhi t’i jepte fund jetës me një çarçaf në tualetin e burgut 313 në kryeqytet.

KLP vendosi me 7 vota pro dhe 2 kundër (Gent Ibrahimi dhe Nurihan Seiti) rrëzimin e kërkesës me arsyetimin se faktet e pretenduara nuk përbëjnë shkelje disiplinore, pasi nga veprimet apo mosveprimet e prokurores, nuk konstatohet ardhja e ndonjë pasoje për palët në procedimin penal.

Të fundit