Flash News

E-TJERA

Vëzhguesi i PS ankohet për numëruesin e partisë së tij: S’shoqëron emrin me gisht

Vëzhguesi i PS ankohet për numëruesin e partisë së tij:

Një përplasje ka shpërthyer mes vëzhguesve dhe numëruesve të Partisë Socialiste në njësinë nr. 4.

Konflikti ka lindur për kandidatët preferencialë, duke nxjerrë në pah përçarje të brendshme mes përfaqësuesve të së njëjtës forcë politike.

Sipas burimeve, vëzhguesi i PS-së ka ngritur shqetësime ndaj sjelljes së numëruesit socialist, duke pretenduar se ai nuk po respekton procedurat.

 “Nuk e shoqëron emrin me gisht,” është shprehur ai, duke vënë në dyshim transparencën e procesit të numërimit.

Përplasja ka krijuar tensione edhe në ambientin ku po zhvillohet numërimi, deri më tani nuk raportohet për ndërprerje të procesit, por incidenti ngre pikëpyetje mbi kontrollin dhe unitetin brenda radhëve të PS-së në këtë zonë.

Të fundit