Flash News

E-TJERA

Vëzhguesja: Gjiknuri dhe Balla kanë shkelur Kodin Zgjedhor, shfrytëzuan bashkitë për fushatë

Vëzhguesja: Gjiknuri dhe Balla kanë shkelur Kodin Zgjedhor,

Vëzhguesja e KRIIK (Aksioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve për Shqipërinë), Antuela Male ka thënë se Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, dhe kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, kanë shkelur Kodin Zgjedhor.

E ftuar në studion e “Review” në Euronews Albania, Male tha se dy socialistët kanë shfrytëzuar aktivitetet institucionale të bashkive për të kryer fushatë elektorale. Ndaj Gjinkurit dhe Ballës, Male tha se janë dërguar denoncime në KQZ.

“Kemi realizuar 200 denoncime lidhur me aktivitetet që i kemi monitoruar vetëm nga rrjetet sociale, këto lidhen me mekanizmin e raportimit dhe të përdorimit. Ajo që kemi vërejtur është shfrytëzimi i aktiviteteve institucionale të bashkive nga drejtuesit politikë të qarqeve apo deputetët për të kryer fushatë elektorale. Denoncime të tilla ne kemi çuar në KQZ për disa bashki të qarkut Elbasan, ku drejtues është Gjiknuri dhe për disa bashki të Fierit ku drejtues politik është Balla”, tha ajo.

 

Të fundit