Flash News

E-TJERA

Video +18/ Momenti kur rrëmbyesit nxjerrin trupin e pajetë të Jan Prengës nga ‘Range Rover’

Video +18/ Momenti kur rrëmbyesit nxjerrin trupin e pajetë

Publikohen pamjet nga momentet kur Jan Prenga, 49-vjeçari i cili u rrëmbye mesditën e 17 janarit të vitit 2020 në Kamëz, nxirret i pajetë nga një ‘Range Rover’, nga personat që e morën peng.

Pamjet janë publikuar në emisionin ‘Në shënjestër’ në ‘News24’ nga kamerat e sigurisë brenda garazhit të kompleksit luksoz ‘Golden Resort’, me vendndodhje në fshatin Pjesëz në Shijak.

Siç duket edhe nga pamjet e rënda, Prenga nxirret zvarrë i pajetë nga makina, ndërsa katër persona të maskuar transportojnë trupin e tij në një furgon të bardhë brenda garazhit.

Deri tani, trupi i tij ende nuk është gjetur.

Po ashtu, sipas News 24, SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes penale për të dyshuarit Barjam Hajri dhe Leonard Hajri, përkatësisht babai dhe vëllai i Altin Hajrit.

Po kështu është kërkuar pushimi i çështjes për Elton Hajrin, kushëri me Altin Hajrin, pronarin e ‘Golden Resort’ që rezulton të jetë edhe pronar i furgonit më te cilin u transportua nga garazhi trupi i torturuar i Jan Prengës, babai i 3 femijeve. 

 

 

 

Të fundit