Flash News

E-TJERA

"A ka më që nuk kanë votuar?", Sonila Meço tregon si hiqet në pak sekonda boja në gishtin e votuesve

"A ka më që nuk kanë votuar?", Sonila Meço

Zgjedhjet vendore 2023 janë shoqëruar me shumë polemika, ku shqiptarët po votojnë për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe për Këshillat Bashkiakë. Përveç vështirësive me pajisjet e identifikimit elektronik, probleme ka edhe me bojën e vendosur në gisht, e cila fshihet lehtësisht.

Nëse boja nga gishti i votuesve fshihet shpejt, domethënë që një person mund të votojë disa here. Duke u nisur nga ky fakt reagime kanë ardhur nga gazetarja dhe moderatorja Sonila Meçe në "Facebook", e cila përveç shkrimit për problematikën e ka shoqëruar edhe me një video.

POSTIMI I PLOTË

Pak më parë kolegia Ambrozia Meta pyeti drejtpërdrejtë kryekomisionerin Celibashi nëse mund të bëhet një provë live me bojën identifikuese të votimit, me atë vetë, ose ndonjë punonjës administrate.

Sepse në masë po dëshmohet fshirje e saj lehtësisht. Kryekomisioneri nuk kish votuar vetë, nuk pranoi asnjë nga punonjësit e administratës të ofrohej për provën në ngarkesë.

Të sapo kthyer nga votimi, unë dhe im shoq, ndërsa dëgjonim Ambrozian të këmbëngulte bëmë provën në vetë të parë. Rezultati duket qartë.

Kjo mësymje me çdo lloj forme, nga taktikat e dobëta tek kërcënimet serioze, nga dekurajimi për votime tek problemet serioze të identifikimit biometrik e kanë shndërruar procesin zgjedhor në një tribalizëm të frikshëm vendesh të harruara civilizimi.

Po a nuk mundeshim t’i ngjanim Kosovës në zgjedhje? Shqiptarë more jemi, një gjak e një gen…nuk jemi pra të gjithë fajtorë. Vetëm në një rast, nëse i lejojmë të sillen me ne si “vrasës me liçensë zgjedhjesh”, si moskund. Atëherë i përkasim “Moskundit”.

Të fundit