Flash News

E-TJERA

Video/ Aksident tragjik në SHBA, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare

Video/ Aksident tragjik në SHBA, humb jetën 14-vjeçarja

Adrijana Mina vetëm 14-vjeç ka humbur jetën në një aksident në SHBA. Mina me orgjinë shqiptare së bashku me  katër adoleshentë të tjerë ndodheshin në një Hyundai Sonata të vjedhur kur u përplas me një Ford Escape. 

Mina ka dalë jashtë mjetit si pasojë e impaktit ndërsa pavarësisht se u dërgua në spital, plagët ishin shumë të rënda dhe humbi jetën.

Policia thotë se makina ku udhëtonin adoleshentët kaloi rrugën me të kuqe dhe në kryqëzim u përplas me Fordin qenë videon më sipër është në ngjyrë të bardhë.

Ndërkohë dy 15-vjeçarë të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë si pasojë e kësaj ngjarje. Një vajzë 15-vjeçare mori lëndime më të lehta dhe u lirua nga spitali të premten.

Shoferi i Fordit ka dalë po ashtu nga spitali. Të gjithë adoleshentët ishin nxënës të shkollës në Waterbury.

 

Të fundit