Flash News

E-TJERA

Video/ Aktivisti tregon situatën në fshatrat e përmbytur, thirrje autoriteteve: Zbrisni në terren

Video/ Aktivisti tregon situatën në fshatrat e përmbytur, thirrje
Aktivisti Aulon Kalaja

Aktivisti Aulon Kalaja ka ngritur shqetësim situatën e shkaktuar nga përmbytjet në fshatrat e Njësisë Administrative, Bubq, rrethi Krujë.

I ndodhur në vendngjarje ai thotë se tokat bujësore fshatrat Mallkuç, Bilaj dhe Murqinë janë të përmbytura dhe kanë dalë jashtë funksionit. Sipas Kalasë, uji ka dalë deri në rrugën kryesore, duke i detyruar banorët të përdorin rrugë alternative.

Ai thotë se autoritetet përgjegjëse nuk kanë ardhur të shikojnë gjendjen në këto fshatra, ndaj i bënë thirrje strukturave të Emergjencave Civile dhe ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit të zbresin ne terren dhe t'ju vijnë në ndihmë banorëve në zonat e përmbytura, ku bëjnë pjesë dhe disa fshatra të zonës së Krujës.

 

Të fundit