Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Ambasadorët ia marrin pogonishtes në sheshin "Skënderbej", Soreca në krye të valles

VIDEO/ Ambasadorët ia marrin pogonishtes në sheshin

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri kanë qenë të pranishëm paraditen e kësaj të diele në aktivitetin përmbyllës të ‘Javës së Evropës’, të mbajtur në sheshin 'Skënderbej'. Ata kanë zgjedhur të lënë mënjanë protokollin diplomatik dhe të hedhin një valle tradicionale shqiptare, "Pogonishten".

Siç shihet në videon e Faxweb, në krye të valles është ambasadori i BE-së Luigi Soreca, i cili gjendet përkrahë një vajze me veshje tradicionale shqiptare. Pas tij, shihet ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad, ambasadorja e Holandës Guusje Korthals Altes, si dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, të cilët po shijojnë një moment mjaft të bukur.

“Java e Europës” është një aktivitet që u zhvillua nga përfaqësuesit e BE-së në Shqipëri me rastin e 9 Majit që cilësohet si dita e Evropës, ku u shënua fitorja përfundimtare mbi fashizmin dhe përfundi i Luftës së Dytë Botërore.

Të fundit