Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Argjentina mposht me penallti Kolumbinë, e pret Brazili në finalen e Copa America

VIDEO/ Argjentina mposht me penallti Kolumbinë, e pret Brazili në

Argjentinë-Brazil do të jetë finalja e Kupës së Amerikës. Bardhekaltërit fituan ndaj Kolumbisë vetëm pas serisë së 11-metërshave, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Ishte Lautaro Martinez i cili kaloi Argjentinën në avantazh që në minutën e shtatë të takimit, ndërkohë që Kolumbia barazoi në pjesën e dytë, me anë të Luis Diaz në minutën e 61’.

Nga pika e bardhë për Kolumbinë gabuan Sanchez, Mina dhe Cardona, ndërsa shënuan Cuadrado dhe Borja. Tek Argjentina shënoi Messi, Paredes, Martinez, ndërsa shansin e shënimit nga pika e bardhë e humbi Rodrigo De Paul.

Më 11 korrik Argjentinën do të luajë për trofeun e Copa Americas ndaj rivalëve të përjetshëm, Brazilit, një finale që do luhet në Maracana  të Rio de Janeiros.

Të fundit