Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
VIDEO/ Armando Broja shënon me Chelsea-n dhe impresionin Tuchel: Kjo është mënyra e tij
Sulmi i kombëtares shqiptare, treshja Uzuni-Manaj-Broja është duke kaluar një moment fantastik. Ky i fundit ka gjetur rrugën e rrjetës në miqësoren e Chelsea-t kundër Bournemouth, ku londinezët fituan me rezultatin 2-1
Sulmuesi shqiptar u aktivizua në pjesën e dytë, duke zënë vendin e Ziyech dhe la gjurmë duke tundur rrjetën e kundërshtarit në minutën e '72 të takimit. Pas krosimit nga e majta, Broja ishte në vendin e duhur për të barazuar rezultatin në 1-1. Goli i fitores u shënua nga Ike Ugbo katër minuta më vonë.
Por si është parë performanca e këtyre lojtarëve nga ana e trajnerit Tuchel? Ky i fundit ka zgjedhur që të përgëzojë autorët e golave dhe kërkon prej tyre që të vazhdojnë punën me këtë ritëm.
“Në pjesën e parë ne kishim një mesfushë me “dy rrota”, ndërsa në pjesën e dytë ne kishim tre mesfushor dhe dy sulmues pasi u kombinua Armando Broja dhe Ike Ugbo. Nuk është e lehtë të shënosh para një porte ku ndodhen shumë tifozë pas saj. Kundërshtari ynë ishte shumë i fortë dhe i kishin nisur më herët përgatitjet se ne. Golat e Armando Brojës dhe Ugbo? Po ndihem shumë mirë dhe ishte e nevojshme që rezultati të kthehej.
Është shumë më mirë kur fiton ndeshjet sesa kur humbet pasi nis të shqetësohesh, mërzitesh dhe inatosesh. Është shumë mirë. Broja dhe Ugbo kishin dy shanse dhe i shfrytëzuan që të dyja. Kjo është mënyra sesi ata e bëjnë punën, kështu veprojnë. Duhet të vazhdojnë në këtë ritëm”, ka thënë Tuchel pas ndeshjes.
Vlen të theksohet fakti se Armando Broja shënoi edhe në miqësoren e klauar me Peterbourgh.
Armando Broja. 1-1 #BOUCHE pic.twitter.com/EyIlVss860
— EDEN PRINCE. (@Costalinho_) July 27, 2021