Flash News

E-TJERA

Video/ Armët e varura në mur dhe flamuri i ISIS, pamjet nga aksioni në Orosh

Video/ Armët e varura në mur dhe flamuri i ISIS, pamjet nga aksioni

Pamjet e siguruara nga operacioni “OROSHI” tregojnë momentet e ndërhyrjes së Policisë në fshatin Orosh të Pukës, ku dy të rinj, Erzen Uka dhe Julian Cumraku u ngujuan për disa orë në një banesë të braktisur.

Forcat Speciale RENEA, të mbështetura edhe nga qentë e kërkimit, rrethuan godinën dhe vijuan negociatat për më shumë se 12 orë deri në vetëdorëzimin e tyre.

Në video duken momentet kur efektivët pozicionohen rreth perimetrit dhe kryejnë thirrje të vazhdueshme për dorëzim, ndërsa situata paraqitej e rrezikshme për shkak të të shtënave me armë nga brenda banesës.

Pas neutralizimit të tyre, brenda ambienteve të godinës u gjet një arsenal i plotë armësh. Pamjet tregojnë armë automatike dhe pistoleta të varura në mur, krahas një flamuri të organizatës terroriste ISIS, si dhe granata dore, municion luftarak dhe materiale të tjera shpërthyese.

Te dy të rinjtë janë arrestuar dhe po përballen me akuza të rënda që lidhen me armëmbajtjen pa leje, kundërshtimin e Policisë dhe veprimtari me elementë ekstremistë.

Të fundit