Flash News

E-TJERA

Video/ Arrestohen ‘skifterët’ e Vlorës, vidhnin dyqanet dhe makinat

Video/ Arrestohen ‘skifterët’ e Vlorës, vidhnin dyqanet

Tre persona janë arrestuar në Vlorë për një sërë vjedhjesh që kanë kryer në qytet.

Janë identifikuar dhe ndaluar 3 autorët e dyshuar, shtetasit Klodjan Dule, Gëzim Çuçaj dhe Franko Pulaj.

Sekuestrohen sende të vjedhura dhe mjete të përdorura për kryerjen e vjedhjeve.

Njoftimi:

Nga veprimet hetimore dyshohet se të tre këta persona, të maskuar me kapuçë dhe shalle, duke përdorur dorashka dhe sende të forta, kanë kryer vjedhje në qytetin e Vlorës, konkretisht:

-Më 10.01.2025, në lagjen “Partizani”, kanë thyer xhamin e një automjeti tip “Mercedes Benz” ku kanë vjedhur një palë syze me vlerë 400 euro dhe një parfum me vlerë 50 euro;

-Më 13.01.2025, në lagjen “Partizani”, kanë vjedhur disa steka me cigare në një dyqan;

-Më 18.01.2025, në lagjen “Hajro Çakërri”, kanë vjedhur 20 000 lekë dhe steka me paketa me cigare me vlerë 80 000 lekë në një dyqan;

-Më 19.01.2025, në lagjen “15 Tetori”, kanë vjedhur 16 000 lekë në një market;

-Më 21.01.2025, në lagjen “24 Maji”, kanë vjedhur 30 000 lekë dhe paketa me cigare në një dyqan;

-Më 21.01.2025, në lagjen “Lef Sallata”, kanë tentuar të vjedhin në një subjekt financiar jobankar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa sende të vjedhura, mjetet dhe veshjet e përdorura nga autorët, për kryerjen e vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

 

Të fundit