Flash News

E-TJERA

Video/ "Basha mund të jetë kryeministër", Manjani, Mëhilli dhe Gjylameti s’mbajnë dot të qeshurën në studio

Video/ "Basha mund të jetë kryeministër", Manjani,

Analisti Arjan Çani është shprehur i bindur se ish kreu i PD, Lulzim Basha ka ambicie për të qenë kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë, por kjo deklaratë ka shkrirë gazit të ftuarit e tjerë në studion e Euronews Albania.

Teksa diskutohej lidhur me shkrimin që BBC publikoi për çështjen e lobimit rus, analisti vijoi duke thënë se kryeministri Rama s’e ka marrë asnjëherë me të qeshur Bashën. Megjithatë, panelistët Ylli Manjani, Blerina Gjylameti, moderatorja Erma Mëhilli dhe Lisandër Hoxha nuk kanë mbajtur dot të qeshurën me konkluzionet e Çanit.

Pjesë nga biseda:

Çani: Basha ka ambicie, është i vetmi që thotë unë do jem kryeministër i Shqipërisë.

Më thoni kush është nga njerëzit përballë Ramës që unë kam ambicie për kryeministër. Ju mund të qeshni, por është e vërtetë kjo gjë.

Mëhilli: Cani të lutem...

Çani: E dini pse Rama se ka marrë asnjëherë me të qeshur Bashën, e merr shumë seriozisht?

Mëhilli: Pse?

Çani: Se Basha nga ndryshe nga tjerët nuk fut emocionin, në politikë. Mund të mos vijë kurrë,por unë them duhet respektuar përpjekja.  

 

Të fundit