Flash News

E-TJERA

Video/ Bashkëshortja e mikut të Veliajt 5 orë në SPAK, refuzon të flasë për mediat

Video/ Bashkëshortja e mikut të Veliajt 5 orë në SPAK,

Bashkëshortja e biznesmenit, Elman Abulem,  Marisa Nito ka dalë nga SPAK pas 5 orësh pasi dha sot shpjegime lidhur me hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarëve të tij.

Pasi doli nga SPAK, ajo tha për mediat se nuk ka asnjë koment.

Gruaja e biznesmenit është paraqitur në SPAK pa prezencën e avokatit mbrojtës. Mësohet se ajo ka dhënë shpjegime si person në dijeni.

Sipas hetimeve të deritanishme, janë zbardhur komunikime të sipërmarrëses Nito dhe bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxës, ku evidentohet një marrëdhënie tregtare krahas asaj të paraqitur si miqësore mes bashkëshorteve të biznesmenit Elman Abule dhe kryebashkiakut të Tiranës.



Të fundit