Flash News

E-TJERA

Video/ Begaj pritet me ceremoni shtetërore nga Vjosa Osmani në Prishtinë, axhenda e vizitës 2-ditore

Video/ Begaj pritet me ceremoni shtetërore nga Vjosa Osmani në

Presidenti Bajram Begaj ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e para që pas marrjes së detyrës. Ai u prit me ceremoni shtetërore nga homologia Vjosa Osmani, me të cilën është duke zhvilluar një takim.

Sot dhe nesër, Begaj do të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit dhe të politikës në Prishtinë, si kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufcën, krerët e partive kryesore politike, komandantin e KFOR-IT, ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kosovë, si dhe do të vizitojë familjen Jashari.

Axhenda e kreut të shtetit:

E hënë, 15 gusht 2022

10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani 

10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve

(para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës)

Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë.

10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête mes:

Sh. S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës

Sh. T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë.

10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës,

Sh. S. Dr. Vjosa Osmani -Sadriu dhe delegacionin.

11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur.

11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve.

12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së

Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca.

13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête mes:

Sh.T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë

Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

13:00-13:45 Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Albin Kurti dhe delegacionin.

15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës.

16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vendosje e Kurorës.

Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari.

E martë, 16 gusht 2022

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:

09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.

09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.

10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.

10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.

11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.

12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejne në KFOR (Pejë).

13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.

14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

 

Të fundit