Flash News

E-TJERA

VIDEO/ "Bjeri, mos e ler", publikohen pamjet e sulmit ndaj "Orange Bar" në Sarandë ku u plagos biznesmeni

VIDEO/ "Bjeri, mos e ler", publikohen pamjet e sulmit ndaj

Janë publikuar pamjet e momentit të sulmit me armë zjarri automatik ndaj "Orange Bar" në Sarandë, ku mbeti i plagosur rëndë pronari i lokalit Spiro Iljadhi, 35-vjeç, dhe gjithashtu u plagos dhe një kalimtar i rastit, turisti shqiptaro-amerikan Mario Jani, 33-vjeç.

Pamjet amatore janë filmuar nga jashtë ambienteve të lokalit nga një person që është ndodhur aty në ato momente, teksa dëgjohen të shtënat e automatikut dhe thirrjet e autorë: "bjeri, mos e ler". Ngjarja ndodhi rreth orës 03:50 të mëngjesit të së dielës, ndërsa në vendngjarje policia gjeti 20 gëzhoja.

Autorët e këtij krimi ishin tre tepelenasit; Redjan Haderi, 33 vjeç, i arrestuar dje, si dhe dy vëllezërit Andrea Caushi , 35 vjeç dhe Visi Caushi, 33 vjeç., të cilët vazhdojnë ende të jenë në kërkim.

Ditën e djeshme, një tjetër person nga Tepelena, 32-vjeçari Luan Obzova nga Tepelena, tentoi të digjte me benzinë lokalin "Orange Bar", por u arrestua në kohë nga policia.

Pas ngjarjes së të dielës, Spiro Iljadhi u transportua me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Plumbat e kanë prekur në bark dhe ka dëmtime të zorrëve. Spiro Iljadhi njihet gjithashtu edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej me emrin 'Ero'.

Të fundit