Flash News

E-TJERA

Video/ Blogeri italian sulmon qeverinë Rama: Pensionistët jetojnë me 100 euro, politikanët në luks

Video/ Blogeri italian sulmon qeverinë Rama: Pensionistët jetojnë

Lambrenedetto XVI, një bloger italian, ka kritikuar qeverinë shqiptare lidhur me pensionet që jepen në Shqipëri.

Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, blogeri italian e konsideron turp faktin që një pensionist në Shqipëri merr 100 euro pension, kur kreu i qeverisë së saj lëviz me makina luksoze e veshje të shtrenjta.

Blogeri italian thekson ndër të tjera, se shqiptarët ndihmohen nga të afërm që jetojnë jashtë vendit, ose në të kundërt “mund të vdesin”.

“Unë jam një nga italianët që kanë bërë që Shqipëria të njihet në Itali për bukurinë e saj. Shumë shqiptarë fëmijë të gjeneratës së dytë që kanë lindur në perëndim, nuk e dinë, por dhe italianë nuk e di.

A e dini që pensionet në Shqipëri janë 80 =- 100 euro -150 euro në muaj. Ky është pensioni mesatar në një vend ku ti shkon në supermarket ku kushton më shumë se në Itali. Ku benzina është 2 euro litri dhe pensioni 100 euro. Po tallemi. Dmth me 2 mbushje benzinë iku pensioni. Pra kemi pensionistë dhe pensioniste që kanë punuar një jetë dhe qeveria i jep një ‘mizerie’. Po si mund të jetojnë këta njerëz?

Disa mund të kultivojnë në baçe, ose kanë njerëz që jetojnë jashtë. Por nëse nuk i kanë këta njerëz që I dërgojnë diçka ata mund të vdesin. 100 euro pension në një vend ku jeta nuk është ekonomike. Po qeveria çfarë dreqin bëri gjatë këtyre viteve për këta njerëz?  

Është e mundur që politikanët shqiptarët që lëvizin me makina luksoze, me veshje firmato dhe me bark të madh, se nuk më duken të dobët, duhet të lënë popullin, pensionistët të moshuarit me 100 euro? Duhet t’ju vijë turp!”, shprehet në video blogeri.

Të fundit