Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj mbron titullin kampion bote në WBC Youth, mund ukrainasin Dmytro Serguta

VIDEO/ Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj mbron titullin kampion bote në WBC

Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj ka mbrojtur titullin kampion bote në peshat e rëndë për të rinjtë  në kategorinë, WBC.

Uldedaj është rikthyer në ring pas një mungese të gjatë për shkak të pandemisë, teksa ka mposhtur ukrainasin Dmytro Serguta me "nokaut" në raundin e shtatë. Ndeshja e boksit është zhvilluar në Magdenburg, Gjermani.

Një ndeshje e vështirë dhe emocionuese, por në fund Uldedaj bëri krenar të gjithë shqiptarët.

23-vjeçari edhe pse është pjesë e klubit Gjerman “SES Boxing”, lufton për ngjyrat e flamurit tonë kombëtar dhe është shqiptari i vetëm që mban dy tituj botëror në dy federatat më të rëndësishme të boksit profesionist WBO dhe WBC.

Të fundit