Flash News

E-TJERA

Video/ Brenda "kantinës" së verës 3 mln euro në vilën e Ergys Agasit

Këto janë pamjet që vijnë nga ‘kantina’ e verës që Ergys Agasi kishte krijuar në vilën e tij.

Video e e publikuar nga Sali Berisha tregon shishet e verës brenda kantinës e cila u zhduk nga kushëriri i Agasi, Eno Agasi, i cili është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, “Kontrabandë e mallrave që i nënshtrohen akcizës” dhe “Magazinim i paligjshëm i tyre”.

Sipas raportimeve, e gjithë sasia e verës ishte kontrabandë dhe pa pulla fiskale, çka përkthehet në një dëm të vlerësuar rreth 400 milionë lekë për buxhetin e shtetit nga mosshlyerja e taksave.

Ndërkohë, vlera totale e verës përllogaritet rreth 3 milionë euro.

Të fundit