Flash News

E-TJERA

Video/ “Charles nuk është mbreti im”, tifozët e Liverpool-it vërshëllejnë himnin e Britanisë

Video/ “Charles nuk është mbreti im”, tifozët e

Federata angleze kishte lajmëruar se të gjithë ndeshjet e kësaj jave në Premier League do të nisin me himnin e ri të vendit, “Zot, ruaje mbretin”. Kjo ishte për shkak të kurorëzimi i mbretit Charles në krye të Mbretërisë së Bashkuar.

Por, kundër këtij vendimi kanë qenë tifozët e Liverpool-it të cilët kanë vërshëllyer himnin e vendit në ndeshjen e tyre. Në prag të sfidës ndaj Brentford, spikeri i stadiumit ka njoftuar se do të këndohet himni i ri, por tifozët e Liverpool-it e kanë bërë të pamundur që të dëgjohet himni.

Mediat angleze raportuan se pasur shumë tifozë që kanë dalë pro këndimit të himnit megjithatë në stadium janë dëgjuar vetëm vërshëllima.

 Disa fansa hodhën  mesazhe fyese ndaj familjes mbretërore, ndërkohë që disa prej tyre mbanin mesazhet “Ai nuk është mbreti im”.

Të gjitha këto vërshëllima janë ndalur, kur në stadium ka nisur kënga e famshme, “Ju kurrë nuk do të ecni vetëm” (You will never walk alone).

Të fundit