Flash News

E-TJERA

VIDEO / Cikalleshi në super-formë, dopietë në përmbysjen spektakolare të Konyaspor

VIDEO / Cikalleshi në super-formë, dopietë në

Sulmuesi i kombëtares, Sokol Cikalleshi, ka realizuar një dopietë sot për Konyaspor duke i dhënë një fitore me përmbysje 2-3 ndaj Malatyaspor.

Fraksioni i parë i lojës u mbyll në avantazhin e dyfishtë për vendasit, por Konyaspor u rikthye frikshëm në të dytën, kur Diomonde shënoi për 2-1 dhe i la skenën Cikalleshit. Bomberi barazoi sfidën në minutën e 80 dhe katër minuta më pas vulosi përmbysjen e çmendur, duke i dhënë tre pikë me vlerë ekipit të tij.

Me dy të sotmit Cikalleshi shkon në kuotën e tre golave këtë sezon në Superligën turke, ndërsa Konyaspor pozicionohet e 10-ta në tabelën e renditjes me 30 pikë.

Të fundit