Flash News

E-TJERA

Video/ Covid-19 në shkolla, deputetja: Uroj që kreun e komisionit të mos e kapë virusi, i duhet kolltuku për t’i bërë fresk PS

Video/ Covid-19 në shkolla, deputetja: Uroj që kreun e komisionit

Deputetja e pavarur, Fatjona Dhimitri akuzon Komisionin e Edukimit dhe Mjetet për Informim Publik se është kthyer në një ‘azile pleqsh’, pasi sipas saj i thur vargje partisë, pavarësisht situatës së covid-19 në shkollat e vendit.

Komisioni i Edukimit dhe Mjetet për Informim Publik, tashmë është kthyer në një azile pleqsh, ku kori i pleqve i thur vargje partisë dhe ministres për arritjet " madhështore" në sistemin arsimor, pavarësisht se shkollat po i mbyt Covid -19 nga mungesa e një plani masash efektive nga ana e qeverisë.

Lutemi që kryetarin e komisionit të mos ta kapë virusi, pasi i duhet kolltuku që i rëndon me aq " protagonizëm" tek i bën fresk Partisë Socialiste!”, shkruan ish-kryetarja e Komisionit të Medias, në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me një video nga debati me kryetarin e komisionit, Ramazan Gjuzi.

Të fundit