Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Dalin pamjet si u kap bosi shqiptar i kokainës në Kolumbi, kamuflohej si shitës i produkteve kozmetike

VIDEO/ Dalin pamjet si u kap bosi shqiptar i kokainës në Kolumbi,

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i DEA-s amerikane për arrestimin e bosit shqiptar të kokainës në Kolumbi, Agim Çerma, i njohur me pseudonimin “Jimmy”. Ai u kap dy ditë më parë së bashku me katër bashkëpunëtorë të tij, ndërsa iu gjetën dhe sekuestruan 333 kilogramë kokainë dhe 2 miliardë pesos, rreth 450 mijë euro.

Mediat kolumbiane kanë publikuar pamjet si lëvizte shqiptari me origjinë nga Lushnja, duke u kamufluar sikur po shiste produkte kozmetike. Agim Çerma u vendos në pranga brenda shtëpisë së tij në qytetin Palmira.

Sipas autoriteteve kolumbiane, trafikanti shqiptar ishte në krye të veprimtarisë kriminale dhe bashkëpunonte me grupet më të rrezikshme të Kolumbisë. Çerma merrte paratë nga Europa për blerjen e kokainës dhe më pas garantonte dërgimin e drogës me avionë charter në SHBA por edhe Europë në Bullgari nga fluturimet përmes aeroporteve ndërkombëtare. Për trafikun e kokainës ata përdornin edhe portet detare kolumbiane, ku droga fshihej në kontenierët e mallrave.

Mediat kolumbiane shkruajnë se shqiptari bashkëpunonte me “Clan del Golfo” (kartel kolumbian i drogës) në rajonin e Urabá dhe me “FARC” (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë) në pjesën jugperëndimore të vendit për të blerë kokainë dhe për ta transportuar, ndërsa kishin korruptuar kontrollorët ajrorë të trafikut për të lëvizur të qetë.

Përveç shqiptarit, personat e tjerë të arrestuar gjatë këtij aksioni janë:

William Cruz Pérez, i cili ishte njeriu i besueshëm i shqiptarit dhe personi i ngarkuar për blerjen dhe magazinimin e kokainës, si dhe krijimin e vendeve për dorëzimin e parave.

Pedro Antonio Penagos Londoño, përgjegjës për mbledhjen e drogës në ndërtesat pranë aeroportit Alfonso Bonilla Aragón.

Jairo Fernando Cardona López, i akuzuar për kontakte me kontrollorët ajrorë dhe personelin e sigurisë nga terminali ajror për të lejuar hyrjen dhe daljen e kartave.

Edwin Durlandy Montilla González, i cili merrej me përpunimin e klorhidratit të kokainës në laboratorët në Caucën veriore.

VIDEO/ Dalin pamjet si u kap bosi shqiptar i kokainës në Kolumbi,

Të fundit