Flash News

E-TJERA

Video-Denoncimi / Gazetari: Pronari i televizionit në Gjirokastër kap nga të pasmet punonjësen

Video-Denoncimi / Gazetari: Pronari i televizionit në Gjirokastër kap

Gazetari Telnis Skuqi ka denoncuar ditën e sotme një rast të problematikës së ngacmimeve seksuale në punë.

Bëhet fjalë për një denoncim të ardhur nga një gazetare e re në adresë të tij, siç thotë ai, e cila akuzon për ngacmim seksual pronarin e një televizioni ku ajo punonte. Bëhet fjalë për pronarin e vetëm të televizionit lokal në Gjirokastrës “Alpo TV”, Aristotel Petro.

Skuqi ka publikuart dhe pamje që mbështesin denoncimin, teksa shihet një person teksa kap nga të pasmet një vajzë, por nuk shihet qartë nëse protagonist në atë video është Aristotel Petro.

“Përmes televizoni ai joshte vajzat gjimnaziste dhe më pas ngopte epshet e tij. Ai është i sëmurë. Ai është mostër. E kam njohur personalisht dhe e di se çfarë njeriu është. Këto ngacmime nuk i bënte vetëm me mua, por me të gjithë shoqet e mia që punonin në Alpo TV”, denoncon gazetarja në adresë të Telnis Skuqit.

Nuk dihet ende nëse vajza në fjalë ka bërë ndonjë denoncim në polici dhe se sa i vërtet është ky denoncim i gazetarit. 

Postimi i plotë i Telnis Skuqit:

Një nga shumë ish-reporteret e televizonit Alpo, më tregoi dramën e saj personale, disa muaj më parë.

“Ai nuk e meriton të jetë pjesë e komunitetin tonë”, - më shkruajti ish-reporterja, S.G, sot një studente e vitit të dytë në master në Tiranë.

Si fillim, ajo më kërkoi t’i ruaj identitetin e saj.

“E kam pasur ëndërr të isha gazetare, prandaj vendosa të punoja qysh gjimnaziste në Alpo TV”, - nis rrëfimin ajo.

Prindërit e saj e kishin mbështetur, madje ata kishin bashkëbiseduan me administratorin i televizionit, Aristotel Petro.

Sipas saj, Petro ishte treguar i gatshëm ta punësonte në redaksinë e lajmeve.

“Ai kishte një sjellje shumë të çuditshme ndaj vajzave të mitura”, - më thotë ajo.

“Në fillim më prekte në faqe. Sinqerisht mendoja se ishte thjeshtë një veprim inkurajimi, por shpejt ai shfaqi anën e tij më të zezë”, - më rrëfen ajo.

“Ai më shkatërroj jetën! Ai më lëndoi shumë vetëm sepse unë isha e mitur”, - thotë ajo.

Për të, televizoni që administron ishte thjeshtë një karrem për vajzat e mitura.

“Përmes televizoni ai joshte vajzat gjimnaziste dhe më pas ngopte epshet e tij. Ai është i sëmurë. Ai është mostër”, - vazhdonte të shkruaj ajo në inboxin tim në facebook.

“E kam njohur personalisht dhe e di se çfarë njeriu është. Këto ngacmime nuk i bënte vetëm me mua, por me të gjithë shoqet e mia që punonin në Alpo TV”, - tha ajo dhe sakaq shtoi: - “Ai është njeri shumë i keq!”.

Pavarësisht dramës personale, studentja e vitit të dytë në master nuk e ka humbur refleksin e reporteresh.

Ajo e di që prova është arma më e fortë për të faktuar të vërtetën e saj.

“Personalisht disponoj të paktën pesë video me sekuenca të shkurta, por jam e gatshme të të ofroj një prej tyre. Unë nuk dua hakmarrje, por dëshiroj të shpëtoj vajza të tjera nga ky përbindësh”, - përfundoi rrëfimin ajo.

(Shënim: Iniciali S.G. është një trillim gazetaresk dhe i rastësishëm, me qëllim për të ruajtur identitetin e plotë të vajzës së lënduar, si dhe për të respektuar Kodin e Etikës së Gazetarisë)

Të fundit