Flash News

E-TJERA

Video/ Deputeti socialist sfidon masat anti-covid, i’a shtron me meze e raki në tavolinë me mbi 10 veta

Video/ Deputeti socialist sfidon masat anti-covid, i’a shtron me meze e

Deputeti i PS, Vullnet Sinaj ka sfiduar hapur urdhrat e qeverisë dhe Komitetit Teknik për të mos lejuar takimet në ambientet e mbyllua me më shumë se dhjetë persona.

Megjithatë, deputeti i shoqëruar edhe nga grupi polifonik “Çipini”, ia ka shtruar me meze e raki në një restorant, ndërsa ja merr këngës bashkë me grupin muzikor, duke shkelur rregullat anti-covid të vendosur nga qeveria pjesë e së cilës është edhe vetë.

Këto pamje u publikuan prej vetë deputetit, i cili si duket pas komenteve të shumta kritikuese, e ka fshirë videon, por si duket është kujtuar shumë vonë, pasi pamjet bënë xhiron e rrjetit.

Mbetet për t’u parë nëse policia dhe autoritetet do të marrin masa ndaj deputetit socialist për t’i ndëshkuar me gjobë dhe masë administrative pjesëmarrësit dhe lokalin.

 

 

Të fundit