Flash News

E-TJERA

Video/ Dhunë dhe grushte, si nisi përplasja e vajzave në ndeshjen Tirana-Vllaznia

Video/ Dhunë dhe grushte, si nisi përplasja e vajzave në ndeshjen

Sfida Tirana-Vllaznia në kampionatin e femrave zgjati vetëm 22 minuta. Ndeshja u ndërpre pasi vajzat e dy skuadrave u përplasën fizikisht me njëra-tjetrën.

Në videon e siguruar duket se si ka nisur sherri mes vajzave. Ato u përplasën fizikisht me grushte mes njëra-tjetrës, duke sjellë edhe reagimin e dy klubeve.

Si Tirana, ashtu edhe Vllaznia, i hodhën akuza direkte njëra-tjetrës.

Klubi i Femrave Vllaznia reagoi duke thënë se gjithçka ishte e organizuar nga Tirana dhe se lojtaret kuqeblu dhe stafi kanë marrë ndihmë në urgjencë. Klubi shkroi se është në kontakt të vazhdueshëm me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Edhe klubi i Tiranës ka hedhur akuza ndaj stafit dhe futbollisteve të Vllaznisë dhe kërkoi nga organet kompetente zbardhjen e ngjarjes.

 

Të fundit