Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Dhunoi një grua, shpallet në kërkim 55-vjeçari pas publikimit të pamjeve në rrjet

VIDEO/ Dhunoi një grua, shpallet në kërkim 55-vjeçari pas

Një 55-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, disa orë pas publikimit të një video në rrjetet sociale ku shfaqej duke dhunuar një grua tek spitali i Fierit.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale F. O., banues në Fier. Sipas burimeve, zyrtare ky shtetas ditën e sotme rreth orës 12:30, në rrugën “Çamëria”, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 45-vjeçareje.

Uniformat blu kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, por 55-vjeçari nuk ndodhej aty. Ai akuzohet për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Siç mund ta shihni dhe në videon e mëposhtme, ai gjuan me shkelm dhe kap nga flokët një grua, teksa kjo e fundit largohet duke bërtitur: “Ore qen bir qeni…ça gjuan ti re..do të të kap me gurë”.

Të fundit