Flash News

E-TJERA

Video/ “Do ta minos, do t’iu hedh në erë”, kërcënimet publike të Gjon Shkambit që paralajmëruan vrasjen e gjyqtarit

Video/ “Do ta minos, do t’iu hedh në erë”,

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja duket se ishte një krim i paralajmëruar nga familja Shkambi.

Gjyqtari i cili u qëllua për vdekje nga Elvis Shkambi, shpalli ditën e vrasjes vendimin për një çështje pronësie mes dy familjeve, vendim që revoltoi familjen Shkambi. Autori deklaroi se nuk e kishte planifikuar vrasjen, por erdhi si rrjedhojë e zvarritjeve ëpër gjykata dhe vendimit të shpallur nga gjyqtari.

Më 6 tetor 2024, Gjon Shkambi ka marrë pjesë në një seancë ndërmjetësimi tek “Shihemi në gjyq”, rubrikë e transmetuar në Klan Tv. Prona të cilën Shkambi argumentonte se ishte trashëgimi brez pas brezi, strehonte 31 familje në Shkodër, të cilat nuk pranonin të lironin hapësirën.

I revoltuar, Gjon Shkambi kërcënoi publikisht familjet që strehoheshin pikërisht në tokën ku ai pretendonte pronësinë, duke deklaruar se në rast se policia nuk i lironte, do të vendoste tritol.

“Do t’i liroj vetë. Do ta liroj vetë unë. Edhe mos të vijë policia do ta liroj vetë. Ia gjej unë formën se si ta liroj. Do ta minos në të katërt qoshet dhe s’do tiu njoftoj hiç. Të gjithëve në erë do iu hedh. Të gjithëve në erë do iu hedh”, tha Gjoni publikisht.

Por, kjo deklaratë publike e 6 tetorit 2024 nuk u mor seriozisht nga autoritetet. Ajo që 1 vit më parë ishte një kërcënim publik, po në 6 tetor por të vitit 2025, u kthye në një tragjedi që i mori jetën një gjyqtari dhe la të plagosur dy të tjerë, palë e çështjes me familjen Shkambi.

Asokohe, në transmetimin televiziv, Shkambi përmendte policinë si të korruptuar që merrte ryshfete për të hyrë ndërmjetëse tek përmbarimi.

“Policia e Shkodrës është ndër policitë më të korruptuara”, ka deklaruar Gjoni asokohe, duke akuzuar se familjet që strehohen te prona, futin si ndërmjetës policinë.

Të fundit