Flash News

E-TJERA

Video/ “Drejtësia e re” ia merr labçes, vargje polifonike për Ballën, Dumanin dhe Çelën

Video/ “Drejtësia e re” ia merr labçes, vargje

Në një kohë kur ndërkombëtarët përsërisin thirrjet e vazhdueshme për të vijuar punën për reformën në drejtësi dhe kur SPAK e institucionet e tjera të drejtësisë po përballen me kritika, drejtuesit e prokurorët gjejnë kohën për t’u argëtuar në dreka e darka.

Tashmë është bërë virale që kryeministrit t’i thurren vargje me këngë polifonike dhe ta presin me dajre. Por, siç duket ‘virusi’ po prek edhe të ashtuquajturën “Drejtësia e re”.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë bërë bashkë në një drekë, ku i kanë pritur me iso e labçe dhe një dedikim special për secilin. Duke filluar nga kreu i KPL-së, Alfred Balla e deri te prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe Altin Dumani i SPAK-ut, grupi i ka dedikuar disa vargje labçe.

Siç duket edhe në video, anëtarët e KLP-së kënaqen me elozhet që i thurr grupi.

"Labçe do ta ngrëmë dollinë Që të gjithë yjet që ndrinë, që janë ul në tavolinë
Për qejf të zotit Tartar(ë) edhe shkurti po bën behar Se i ka vlerat e rralla në krye rri Alfred Balla Trapezën sot na ndriti
sa vjen Nurihan Seiti Gur i rëndë e burrë tabani djalë i Çele është Olsiani është nipi i Ago Felekut, flamur në majë të direkut. Për ligjin zbret si rrebeshi eksperti i rrallë Bujar Sheshi. Si rrebeshi e si tufani na shfaqet Altin Dumani. Altini mbron të vërtetën, për peshqit ka hedhur rrjetën", ka qenë disa nga vargjet.

Të fundit