Flash News

E-TJERA

Video/ Dy “goditje” të rënda për Juventusin, dënohet nga Gjykata dhe humbet në Serinë A

Video/ Dy “goditje” të rënda për Juventusin,

Juventusi mori dy “goditje” të rënda ku Gjykata Sportive vendosi t’u hiqte 10 pikë bardhezinjve, duke bërë që ata të zbrisnin në renditje dhe të rrezikonin pjesëmarrjen në Champions. E gjithë kjo ndodhi përpara se bardhezinjtë të luanin ndeshjen me Empolin.

Morali i lojtarëve kishte rënë dhe ata morën një humbje të papritur me rezultatin 4-1.  Empoli shënoi  dy herë brenda 20 minutash, duke vendosur sfidën në shinat e duhura. Caputo shndërroi në gol një penallti, ndërsa pak më pas mbrojtësi Luperto bëri sulmuesin duke dyfishuar shifrat.

Pjesa e dytë nisi me malore për torinezët, të cilët pësuan të 3-tin nga Caputo. Edhe pse pa forcë dhe tërësisht pa motiv, “Zonja e Vjetër”  reagoi dhe shkurtoi shifrat me Chiesan. Vendasit thelluan avantazhin me golin e Piccoli në fund.

Me këtë rezultat, Juventus është në vendin e shtatë me 59 pikë dhe 2 javë nga fundi, distanca me zonën Champions është 5 pikë. Ndoshta këtë sezon nuk do mjaftojë as një mrekulli, për t’i dërguar ata në UEFA Champions League.

Video/ Dy “goditje” të rënda për Juventusin,

 

 

Të fundit